Shkarkimi i Kosovrastit, të majtët: Të mblidhet Këshillit Bashkiak

02/05/2013 00:00

Pas konfirmimit të mazhorances së majtë në Këshillin Bashkiak, të premten
pritet të zhvillohet një mbledhje jashtë radhe e thirrur nga 1/3 e
anëtarëve, ku do të shkarkohet kreu aktual Njazi Kosovrasti, për t’u
votuar kryetari i ri, që do të drejtojë mbledhjet e Këshillit Bashkiak
Aldrin Dalipi.

Por per shkak te ketyre ndryshimeve, keshilltaret e djathte pritet te mos marrin pjese ne mbledhjen e neserme me qellim shtyrjen e ketij ndryshimi. I kontaktuar me telefon kreu i grupit te keshilltareve te djathte  Ferdinand Poni mohon te jete njoftuar, nderkohe qe sekretari i Keshillit Behar Zeneli, i cili i perket LSI, thote se te gjithe keshilltaret jane njoftuar per mbledhjen e neserme.

“Lidhur me këtë vullnet ne kemi kërkuar në bazë të ligjit mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak.Kemi pritur afatet ligjore për të marrë një përgjigje nga kryetari i pakicës, ose kryetari në ikje Kosovrasti dhe nuk e kemi patur këtë përgjigje dhe këtë vullnet. Ajo cfarë ka bërë kryetari aktual Kosovrasti, ajo cfarë ka shprehur kryetari i bashkisë, Basha janë veprime të cilat kërkojnë ta mbajnë peng për një kohë të gjatë mosfunksionimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, tha Aldrin Dalipi.

Me pranine apo jo te keshilltareve  te djathte dhe vete kryetarit Njazi Kosovrasti, mbledhja e keshillit bashkiak diten e premte do te zhvillohet pasi ligji lejon zhvillimin e saj te thirrur nga 1/3 e anetareve  dhe ne mungese te kryetarit ajo drejtohet nga anetari me i vjeter dhe sekretari i Keshillit Bashkiak .

I pyetur ne lidhje me tentativat per te shtyre kete mbledhje kryetari i Bashkise Basha, i cili thuhet se ka terhequr te gjithe dokumentacionin nga sekretaria, mohon nje gje te tille.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në këto akuza dhe unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e bashkisë tek lufta politike”, tha Basha.

Kreu i grupit te keshilltareve socialiste Dalipi dhe ai i LSI-së, Rrokaj thone se kjo mbledhje zhvillohet neser dhe brenda 10 diteve duhet te legjitimohet nga prefekti i Tiranes.Sipas tyre mazhoranca e re nuk do te pengoje miratimin e projekteve ne interes te qytetareve.

Top Channel