Spahiu: Berisha të japë dorëheqjen

05/04/2013 00:00

Aleanca Kuqezi mbledh Asamblenë e Tiranës në prag të protestës së 7
prillit. Kreu i kësaj force, duke folur përpara anëtarëve kërkoi nga
Kryeministri Sali Berisha që të japë dorëheqjen, duke i vënë madje edhe
afatin e brenda 48 orëve.

“Në zgjedhjet e 23 qershorit do të shkojmë pa Berishën dhe me Qeveri teknike. Shtetasin Berisha do t’ia dorëzojmë drejtësisë si të pandehur”, tha Spahiu.

Sipas tij, në protestën e 7 prillit do të jenë edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, të Gërdecit dhe të marsit të vitit 1997. Spahiu shtoi se regjimi berishian përmbyset me doktrinën e 7 prillit dhe jo me marrëveshjen e 1 prillit.

Top Channel