ODHIR, 400 vëzhgues në zgjedhje

05/04/2013 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth deklaroi se më shumë 400
vëzhgues të ODHIR do të jenë prezent në Tiranë në 23 qershor.

Duke komentuar ne lidhje me raportin e fundit te ODHIR, Wollfarth kembengul se numri i larte i vezhguesve eshte tregues per zgjedhje te mira.

“Une do te vija theksin tek rekomandimi me i rendesishem i ODHIR, per te patur n je numer te larte vezhguesish, per te patur sa me shume lehtesi ne vezhgimin e zgjedhjeve. Vetem nga ODHIR, ne Shqiperi do te jene 400 persona dhe kjo eshte nje mbeshtetje shume e madhe per nje proces te mire te mire zgjedhor ne Shqiperi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po ben nje pune te mire edhe pse jo ne rrethanat me te mira lehtesuese”, tha Wollfarth.

Wollfarth nuk komentoi marevshjen PS-LSI, duke e cilesuar si nje vendim legjitim te partive politike. Ndersa ne lidhje me kontrollin e te gjitha KZAZ-ve nga opozita, Wollfarth nuk e konsideroi si nje shqetesim, duke deklaruar se te gjithe duhet te bejne punen ne baze te ligjit.

OSBE, manual ‘Barazia dhe diversiteti’

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka hartuar manualin ‘Barazia dhe diversiteti’ për t’i sherbyer Policise se Shtetit shqiptar.

Gjate prezantimit te ketij manuali u theksua si nga Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj dhe nga ambasadori i OSBE-së, në Tirane Wollfarth, se uniformat blu duhet te perdorin te gjithe autoritetin ligjor, per te luftuar veprat e motivuara nga racizmi apo mungesa e tolerances kundrejt minoriteteve apo grupeve te tjera te cebueshme, sidomos te komunitetit rom apo komunitetit LGTB.

Sipas manualit, mos respektimi i te drejtave te ketyre grupeve ne minorance do te demtoje stabilitetin shoqeror dhe gjithashtu legjitimitetin dhe autoritetin e policise. Manuali do te perdoret si material didaktik per rekrutet e rinj te policise.

Top Channel