Korçë, bizneset e kërcënuara nga vjedhjet

09/03/2013 00:00

Vjedhja dhe sulmet ndaj biznesmenëve kanë sjellë edhe reagimin e Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm.

Sipas kreut të kësaj shoqate, Albert Nasto, shteti dhe instancat përkatëse duhet të përqendrohen më tepër tek kjo problematikë dhe parandalimi i krimit, ndërsa prokuroria dhe gjykata duhet të japin dënime më të rënda për ata që vjedhin apo vrasin biznesmenët dhe tregtarët.

“Në këto kushte ndihemi të pambrojtur, të frikësuar dhe të harruar nga shteti. Shoqata e Biznesit i bën thirrje shtetit të mbrojë biznesmenët dhe pronat e tyre”, shprehet Nasto.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë ditëve të fundit në Korçë janë vjedhur të paktën 5 biznese, gjë e cila shënon një shifër alarmante dhe problematikë shqetësuese për këta tregtarë dhe biznesmenë.

Top Channel