Plani i Tiranës, Shkreli: Ndesh me “urbanistikën”

16/02/2013 00:00

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Arkitekteve Artan Shkreli ka renditur te
gjitha mungesat ligjorore, por edhe problemet teknike qe do te sjelle
zbatimi i Planit Rregullues të Tiranes, i cili nuk ka asnjë format
menaxhimi, dhe është miratuar pa oponencë kombetare apo nderkombetare.

“Eshtë hequr dorë nga formula e menaxhimit të planit. Qytetarëve tha se ka një formulë menaxhimi, por në fakt nuk kishte. Ky ishte një mashtrim i pastër për të përfituar në kurriz të pronave të atyre që nuk do t’u lejohet të ndërtojnë. NUk ekziston asnjë miratim i një plani, që të mos ketë një oponencë. I kërkuam Kryeministrit oponencë ndërkombëtare, ai nuk bëri as oponencë kombëtare”, tha Shkreli.

Zoti Shkreli eshte ndalur tek Plani Rregulles i Tiranes i sapomiratuar, i cili bie ndesh me ligjin themelor te urbanistikes te miratuar nga maxhoranca  dhe vete legjislacionin shqiptar mbi te cilin do te zbatohet ky plan.

“Eshtë servirur një plan, për të cilin qenka punuar me vite të tëra dhe tani thuhet që ky plan nuk mund të funksionojë me legjislacionion ekzistues dhe tani do të ndryshojmë legjislacionin! Mbi ç’baza, i bëj pyetjen Kryeministrit, u realizua ky plan, ndërkohë që baza ligjore mbi të cilin cdo plan mbështetet nuk qenka e saktë dhe bëhet fjalë për një legjislacion të miratuar po nga Berisha. Të ndryshosh legjislacionin pasi është ndërruar plani do të thotë të rrëzosh planin pa e miratuar atë. Mendoj që plani është urgjencë për t’u abroguar në nivelin gjyqësor dhe në mënyrë që ky të mos arrijë të bëjë asnjë shkatërrim në Tiranë”, tha Shkreli.

Javen e ardhshme pritet te mbahet nje tryeze, me specialiste dhe eksperte, te cilet do te marrin nje vendim unanim per formen ligjore per te kundershtuar zyrtarisht kete Plan Rregullues.

Top Channel