Basha: Do sistemojmë nëntokë rrjetin e kabllove

09/01/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikualifikimin urban në bllokun e
banimi 34/1 në njësinë numër 8 në Tiranë pranë Tregut Industrial.

Kryetari i Bashkise Lulzim Basha ka inspektuar fillimin e punimeve dhe ka garantuar qytetaret per sistemimin e ketij blloku sipas parametrave bashkekohore. Basha permendi edhe futjen nen toke te rrjetit te kabllove qe kane pushtuar shtyllat dhe pemet ne kryeqytet.

“Në 20 vitet e fundit ky bllok ka humbur cdo tipar të banueshmërisë dhe të urbanizimit që dikur kishte parametra sado modeste, ndaj edhe ndërhyrja e bashkisë me fondet e veta për t’i rikthyer këtij blloku parametrat urbane që nis sot më jep mua një kënaqësi të veçantë”, thotë Basha.

Perveç punimeve nentokesore ky bllok banimi do te kete edhe nje siperfaqe te kosiderueshme te gjelbëruar, e cila do te pajiset me sistem automatik ujitjeje. Fëmijët do te kenë kendin e tyre te lodrave ne kete bllok banimi ashtu sikurse edhe te rriturit stola per te pushuar.

Top Channel