Topalli kërkon nga Franca mbështetje për Shqipërinë

05/12/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli zhvilloi takime pune
në Senatin dhe Asamblenë Parlamentare të Francës, ku u prit nga
nënkryetarja e Senatit francez dhe nënkryetarja e Parlamentit të
Francës, takime ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e grupeve të
miqësisë mes dy vendeve.

Sipas njoftimit per shtyp te Kuvendit e vetëdijshme se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli ende nuk janë votuar në Parlament nga opozita, Kryetarja Topalli u kërkoi autoriteteve franceze të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ajo tha se për shkak të një vendimi të pasens, bllokues të Kryetarit të Partisë Socialiste, nuk duhet të dëmtohen shqiptarët dhe Shqipëria.

Top Channel