Atentat në Shkodër, një i vdekur

20/11/2012 00:00

Një i vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri është bilanci i një
ngjarje të rëndë të ndodhur të martën paradite në qendër të qytetit
verior në rrugen kryesore para godines së univeristetit “Luigj
Gurakuqi”.

Ngjarja ndodhi rreth ores 9.00 ku nje person i paidentifikuar ka qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te shtetasit Aleksander Qarri 24 vjeç nga Dukagjini banues ne fshatin Gril te rrethit Malesi e Madhe. Autori ka qelluar me 30 plumba shenjestren e tij duke shkaktuar dhe dy te plagosur kalimtare te rastit shtetasit Leke Marku, 37 vjeç dhe Agustin Begeja 29 vjeç banues ne qytetin e Shkodres.

Autori ka lene ne vendgjarje automatikun brenda cantes dhe eshte larguar me shpejtesi, ndersa te plagosurit jane derguar ne spital ku po u jepet ndihma mjeksore. Viktima Aleksander Qarri ka marre pese plumba dhe ka pesuar vdekje klinike ne spitalin rajonal te Shkodres deri sa ka nderruar jete tre ore pas ngjarjes, ndersa dy kalimtaret e plagosur  mesohet se jane jashte rrezikut per jeten. Sipas policise dyshohet se shkak eshte bere nje konflikt per motive te dobeta.

Ne vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar ne cilesin e proves materiale 18 gezhoja automatiku dhe armen e zjarrit automatik, ndersa vazhdon puna e policisë per identifikimin dhe kapjen e autorit.Gjithashtu policia ka mbledhur deshmi ne vendgjarje ku ka raportime te ndryshmet prej deshmitarve ne lidhje me autoret ku disa thone se autori ka qene i veshur si peshkatar dhe ka levizur me biciklete ne drejtim te viktimes.

Ngjarja ne fjale ka krijuar panik dhe terror tek kalimtaret e shumte pasi zona ku ka ndodhur krimi eshte zona më me levizje e qytetit dhe autori ka qelluar me bresheri ne menyre te pakontrolluar duke plagosur dy kalimatre te rastesishem dhe  rrezikuar jeten e dhjetëra qytetarëve, ndersa nga plumbat jane prekur dhe disa dyqane buze rruges.

Top Channel