Tiranë, identifikohet vrasësi i tregtarit

24/10/2012 00:00

Drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se u arrit të identifikohej autori i vrasjes së tregtarit Petrit Kurti në gusht të këtij viti, në pastiçerinë “Nelaj”.

Autori i dyshuar është shtetasi Jashar Meta, 27 vjeç, i cili ishte arrestuar më parë për tentativë vrasje të gruas së tij për arsye xhelozie.

Arma me të cilën ai tentoi të vrasë gruan u gjet tre muaj më parë dhe iu dërgua laboratorit për ekzaminim të mëtejshëm. Ajo rezultonte të ishte përdorur në ngjarje tjetër kriminale dhe ishte prodhim i vitit 1967.

Vetë autori i dyshuar i këtij krimi e ka pranuar vrasjen e tregtarit në ambientet e paraburgimit. Sipas kreut të policisë së Tiranës, vrasja u krye për motive grabitjeje.

Top Channel