100-vjetori, Shtëpia e Flamurit, e shkatërruar

29/09/2012 00:00

Ky 100-vjetor i Pavarësisë duket se qytetin e Korçës do ta gjejë pa
“Shtëpinë e Flamurit” atë që simbolizon në të vërtetë domethënien e 28
Nëntorit në çdo qytet.

Shembja e qellimshme e kesaj shtepie, e cila tashme eshte thjesht nje pirg dherash dhe guresh ende nuk ka nje person pergjegjes, ndersa duket se do te jete ashtu edhe ne 28 Nentor per qytetaret e Korçës. Pavaresisht se bashkia e Korçës u tregua e gatshme per ta rindertuar ate dhe per t’ia rikthyer qytetit ndertesen historike, procedurat jane ato qe po sjellin vonesen e vertete.

Sipas kreut te Bashkise se Korçes, Ministria e Kultures ka mbeshtetur nismen e Bashkise se Korçës por gjithsesi duhen alternuar te gjithe elementet mes institucioneve dhe pronareve te nderteses sa me pare pasi çdo dite redukton kohen e mbetur per ndertimin  e kesaj shtepie.

Banesa ku u ngrit Flamuri i Korçes u shemb mesnaten e 15 gushtit. Rasti u denoncua nga vete kryetari i Bashkise se Korçes, i cili duke denuar lenien ne harrese te monumenteve te Kultures theksoi se askush nuk do te mund ta tjetersoje kete monument tashme te shkaterruar.

Peleshi sqaroi se e vetmja leje qe mund te jape Bashkia e qytetit per ndertim ne kete pjese eshte ajo e rindertimit te nderteses permes nje projekti sa me afer origjinalit. Kjo godine kreu funksionin e selisë qendrore te Republikes Autonome të Korçes qe ndikoi fuqishem ne zhvillimin e levizjes patriotike ne vendin tone dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perendimor.

Pervecse shtepia muze është lënë në mëshire të fatit pergjate viteve dhe Pllaka qe perkujtonte diten kur patrioti i shquar Themistokli Germenji ngriti flamurin qe shpallte Korçen Republikë Autonome nuk eshte me.

Top Channel