Lezhë, vret vëllanë për delet

28/09/2012 00:00

Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik të Lezhës dhe pikërisht
në zonën e Zadrimës. Në fshatin Piraj vëllai ka gjuajtur më armë zjarri
vëllanë.

Bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gjin Marku 47 vjeç i cili per shkak se ne kulloten e tij i kane hyre bagetite qe ishin prone e te vellait me te madh, ka gjuajtur me armë zjarri vëllain e tij 49-vjeçarin Pjeter Marku.

Fillimisht u dha informacioni se i plagosuri ishte jashtë rrezikut per jeten por mesa duket me pas ka pasur komplikacione qe kane çuar ne humbjen e jetes te 49-vjeçari Pjeter Marku. Policia arrestoi autorin.

Ngjarja ne Lezhe vjen vetem disa dite pasi shtetasi Kastriot Zhuba, qelloi dhe vrau me kallashnikov nje familje te tere vetem pas nje debate per makinen. Ai eshte ne kerkim nga policia e cila ka vendosur 1 milione leke shperblim, ndersa vrasesi eshte i pari qe Kisha Katolike e shkisheroi.

Top Channel