Durrës, sekuestrohet kafe kontrabandë

25/09/2012 00:00

Në doganen e pikës kufitare në portin detar të Durrësit është bllokuar
një sasi prej 4,5 tonësh kafe e futur kontrabandë, ndërkohë që janë
konfiskuar dhe shkatërruar edhe veshje që cënonin të drejtën e markës.

Burime nga dogana e Durresit bene te ditur se sasia e kafese eshte konstatuar pas deklarates se subjektit per sasine e mallit, e cila nga verifikimi ka rezultuar mbi sasine e pergjithshme te deklaruar te kafes, me qellim shmangien e detyrimit doganor.

Ka qene njesia e antikontrabandes qe ka konstatuar parregullsine ne deklarim duke bllokuar sasine e tepert te kafese e cila nuk i eshte nenshtruar zhdoganimit. Kafja e ngarkuar ne Itali kishte si destinacion Tiranen dhe ishte importuar per llogari te nje firme qe e ushtron aktivitetin ne kryeqytet. Sipas burimeve, deklaruesi ka pretenduar se nuk ka qene ne dijeni per tepricen dhe se ajo mund te jete vene nga subjekti italian ku u be ngarkesa. Autoritetet kane nisur bashkepunimin me ato doganore italiane per te verifikuar dhe ballafaquar dokumentacionin dhe pretendimin e subjektit shqiptar.

Top Channel