Incidenti me Memën, Mijatoviç: Shkelje e rëndë

20/09/2012 00:00

Në Beograd eshte duke u zhvilluar nje Konference e rendesishme lidhur me
çeshtjet e medias, ku marrin pjese gazetare nga i gjithe Ballkani dhe
ku eshte e pranishme edhe Komisionerja e Larte per median pranë OSBE-së
Dunja Mijatoviç.

Kjo e fundit ka komentuar si shkelje te rende incidentin e ndodhur nje muaj me pare me gazetarin Marin Mema qe u ndalua ne kufi nga autoritetet greke.

Zoti Aleksander Çipa, kryetar i Unionit te Gazetareve, pjesemarres ne kete aktivitet te rendesishem u shpreh se në sesionin e parë të punimeve, gazetarja Anila Basha, ngriti pyetjen se përse OSBE nuk del me një deklaratë zyrtare për rastin e gazetarit Marin Mema.

Komisonierja Mijatoviç sqaroi për të pranishmit në këtë konference se pas rastit në fjalë është kërkuar shpjegim nga delegacioni grek i OSBE-së dhe pritet një reagim i tyre, ndërkohë që siç pohoi Mijatoviç, në nëntor pritet përfshirje e kësaj çështjeje në raportin e Këshillit të OSBE-së.

“Ne do të kërkojmë zyrtarisht që në raportin e përgatitur nga Këshilli i OSBE-së të përfshihet edhe rasti i gazetarit të Top Channel, Marin Mema“, tha Cipa.

Nga ana tjetër Mijatoviç pohoi se për rastet e shpalljes nga shtete të veçanta të gazetarëve ‘persona non grata’ kanë qenë prezente jo vetëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqinë, por ka patur praktika të tilla edhe në raste të shteteve të tjera.

Top Channel