Bileta për në BE nuk është falas

07/09/2012 00:00

Ministri për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Mbretërinë e Danimarkës Friis
Bach thekson se Shqipëria ka përpara sfida të mëdha, pasi të gjitha
demokracitë kanë nevojë për institucione të pavarura.

“Kemi marrë frymëzim për partneritetin e ardhshëm me Shqipërinë. Shohim nje numer te madh hapash perpara, por shohim se ka dhe sfida perpara.Do punojme me teper per te forcuar dhe thelluar demokracine ne Shqiperi.Te gjithe demokracite kane nevoje per institucione te forta te pavaruara qe mund te sherbejne si zeri i qytetareve. Shqiperia e ka vendin ne Bashkimin Europian, por sigurisht qe bileta nuk eshte pa para, prandaj duhen bere perpjekje shume te medha. Kjo eshte nje sfide por njekohesisht eshte mundesi, nje shans qe i jepet Shqiperise”, tha ministri.

Ministri danez u prit nga Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe ka dhene dhene Mbreteria e Danimarkes, që nga themelimi i ketij institucioni ne Shqiperi.

“Ka një lidhje shumë të ngushtë mes institucionit tonë dhe Mbretësisë së Danimarkës,Ministrisë së Jashttme të Danimarkës, Avokatit të Popullit danez, bashkëpunim i cili ka nisur që në hapat e parë të institucionit dhe do të vazhdojë dhe vitet në vijim. Për këtë i shpreha mirënjohjen ministrit për një ndihmë të pakyrsyer në konsolidimin dhe formimin e një institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues, sic është Avokati i Popullit”, tha Totozani.

Top Channel