AK kërkon të drejtat e Çamërisë

22/08/2012 00:00

Aleanca Kuqezi ka akuzuar qeverinë greke për ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Shqipërisë.

Sipas kësaj partie, ndërsa mban ende ligjin e luftës me Shqipërinë, qeveria greke dhunon popullsinë çame dhe nuk u njeh atyre të drejtën e pronësisë.

“Greqia gjithherë ka dashur të diktojë dhe të ndërhyjë në punët e Shqipërisë, me synimet e saj, ashtu sic edhe ka bërëv me mbajtjen ende të një relikti tragjik të konfliktit, atë që quhet ligji i luftës ndaj Shqipërisë. Ashtu sikundër ka lënë të gjallojë ideja e vorio-epirit, e financimit të dyshimtë ekonomik në fushatën e censusit, e ndërtimeve të kultit dhe shkollave greke, në vendosjen e varrezave të ushtarëve të rënë, etj. Ndërkaq Çamëria shqiptare është zemërimi dhe trazimi më anti-shqiptarë i Greqisë fqinje e cila nuk ka ndalur persekutimin e saj të dikurshëm dhe genocidin, ndaj tmerrohen nga cdo emër çam, që hyn në kufi. I mohohen të drejtat e popullsisë çame pasi e dinë se këtë gjë më së pari e ka bërë vetë qeveria shqiptare që nuk guxon të ngrejë këtë cvështje në nivele prioritetesh diskutimi ndërshtetëror. Ato segmente të qeverisë dhe shtetit grek, që poshtërojnë shqiptarët, e bëjnë këtë pasi e dinë se kanë një vasal të tyre në krye të qeverisë shqiptare. Kjo nuk është një sjellje e komunikimit të ndërsjelltë midis dy vëndeve të Europës. Çamëria është një problem i pazgjidhur, njohja dhe kthimi i pronave të tyre përbën një kusht themelor, human të të drejtave të njeriut dhe ajo nuk ka përse të kërcënojë sigurinë kombëtare të Greqisë”, deklaroi zoti Myslym Pashaj.

Top Channel