Çështja e imuniteteve të zyrtarëve të lartë, e kthyer në një mollë
sherri për politikën shqiptare vijon të prodhojë deklarata dhe kundra
deklara të mbushura me akuza, mes opozitës dhe maxhorancës.

Nga selia rozë depueti Blendi Klosi akuzoi kryeministrin Berisha se me mos-dhënien konsesnsus për ndryshimet kushtetuese që lidhen me emërimet ne gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese, kreu qeverisë kërkon të mbajë të uzurpuar sistemin e drejtësisë.

“Saliu shpif për kufizimin e imunitetit teksa refuzoi në mënyrë të hapur të votonte projektligjin e dakordësuar nga njëra anë, dhe paketën e garancive për pavarësinë e drejtësisë nga ana tjetër.Dështoi sepse qëllimi i tij është i qartë: Sali Berisha nuk do një drejtësi të pavarur në shërbim të shqiptarëve, por një sistem drejtësie të gjunjëzuar përpara pushtetit të tij dhe në shërbim të familjes së tij. Sali Berisha nuk e njeh konceptin e pavarësisë së institucioneve. Njësoj siç vendosi një ushtar e shërbëtor në karrigen e Presidentit të Republikës, njësoj po vepron edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, tha Klosi.

Pas kësaj deklarate të deputetit Klosi i menjëhershëm ishte reagimi PD nëpërmjet zëdhënes së saj Silvi Bardhi e cila sikurse edhe në daljet e mërparshme publike akuzoi direkt kreun e opozitës Rama si shkaktarin e një dështimi të tretë të mundshëm në marrjen e statusit të vëndit kandidat.

“Rama dhe miliarderët imunitarë të Partisë Socialiste, që i bllokojnë për të tretin vit me radhë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, dëshmojnë qartë dhe perfundimisht se ata nuk mund të pranojnë kurrësesi heqjen e imunitetit sepse janë të tmerruar nga origjina e qindra miliarda lekëve të kupolës së Partisë. Çdo qytetar konstaton se Rama dhe zëdhënësit e tij, bllokimin e heqjes së imunitetit dhe të marrjes së statusit të vendit kandidat po e gërshetojnë këto ditë me mbrojtjen fanatike të përditshme të pasurive të miliardierëve në krye të Partisë Socialiste dhe origjinës së këtyre pasurive nga fshehja e taksave, kontrabanda, trafiqet kriminale, ndërtimet pa leje dhe grabitja e pronave. Rama dhe zëdhënësit e tij  kanë harruar dhe nuk flasin më për rrogat, pensionet, punësimin dhe ndihmën ekonomike që janë dhe interesat jetike të qytetarëve të thjeshtë”, tha Bardhi.

Intesiteti të tilla deklaratave duket se do të vijojë gjatë muajt gusht, që zakonisht njihet si një muaj i thatë me lajme nga politika. Me të vetmin ndryshim, protagonistë të daljeve publike para medias, do të jenë zëdhënësit e partive përkatëve që do të përcjellin

Top Channel