Sarandë, plagosi një person, arrestohet tropojani

28/07/2012 00:00

Plagos me thikë një 32-vjeçar nga Saranda, arrestohet 60-vjeçari
tropojan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së premte në
fshatin Zminec, të rrethit të Sarandës.

Burimet policore pohojnë se agresori është grindur me 32-vjeçarin me iniciale M.I, për motive të dobëta. Gjatë përplasjes fizike, tropojani ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar mbi 32-vjeçarin.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe tashmë ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdes mjekësor, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, për të cilin është ngritur akuza për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë

Top Channel