Rama: Një rrugë të re për Shqipërinë

20/07/2012 23:30

Studentët e akademisë politike të Partisë Socialiste kanë marrë këtë të premte diplomat. Mes të ftuave kanë qenë disa figura të njohura përfshirë edhe kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Në fjalën e tij Rama theksoi se ka ardhur koha për të mbyllur një kapitull të gjatë zvarritje dhe të mundimshëm, për të hapur një kapitull të ri për një rilindje shqiptare.

“Një kapitull të ri i cili duhet të jetë një kapitull ku në cdo faqe të tij shqiptarët të gjejnë përgjigje për pikpëpyetjet gjithmonë e më të mëdha që kanë sot përpara. Një kapitull që duhet të rrokë në radhë të parë sfidën e punësimit të të rejave dhe të rinjve. Janë rreth 65 mijë forca të reja që futen në tregun e punës cdo vit dhe që nuk gjejnë dot punën që i përgjigjet aspiratave, shkollimit dhe edukimit të tyre”, tha Rama.

Ky ishte viti i dytë i akademisë politike të Partisë Socialiste ku në ndryshim nga viti i parë këtë herë u diplomuan 168 të rinj e të reja.   

Top Channel