Topi dekreton “qeverinë e re”

25/06/2012 00:00

Presidenti Topi ka dekretuar të hënën ndryshimet e fundit të bëra në qeveri.

Kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Edmond Haxhinastos nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, shkarkimin e Nasip Naço si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe shkarkimin e Petrit Vasilit nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Në vend të Haxhinastos, Presidenti Topi ka dekretuar emërimin e Edmond Panariti, si ministër të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, presidenti ka dekretuar emërimin e Flamur Nokës ministër i Brendshëm dhe emërimin e Vangjel Tavos në postin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel