Ndryshon lista e gjelbër

17/04/2012 00:00

Ministria e Mjedisit, në një takim me grupet e interesit kanë miratuar
shkurtimin e listës së mbetjeve që lejohen te importohen nga 56 ne 30
lloje.

Nga lista jane perjashtuar mbetjet, me permbajtje qeramike, organike, agro-ushqimore, perpunimet e lekures, tekstile dhe guri gelqeror, te cilat paraqesin rrezikshmeri, dhe nuk kontrollohen ne dogane. Vete ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka pranuar se kontrolli i ketyre mbetjeve eshte i veshtire.

“E para të mos kemi listë të gjelbër fiktive, jo funksionale, e cila nuk i shërben kërkujt, biles mund të shtojë rrisqet. E dyta procesi i importit për lëndët e para që kanë të bëjnë me riciklimin të jetë një proces, e para transparent, e dyta i sigurt nga pikëpamja e efektit që mund të ketë për ndikimet në mjedis”, tha Mediu.

Shoqata e Ricikluesve ka kerkuar ndryshimin e listes se gjelber cdo vit per ta pershtatur me kerkesat e industrise.

Gjate ketij takim ka patur debate edhe mbi lejet qe disa subjekte kane kerkuar te marrin ne Ministri te Mjedisit per kete biznes dhe qe nuk jane dhene. Ministri i Mjedisit ka saktesuar se behet fjale per nje leje te nje biznesi, i cili kerkonte te bente kontrabande.

Top Channel