Foto e vrasësit të arkëtares

29/03/2012 00:00

Policia ka arritur të sigurojë një foto me rezonancë të ulët, të vrasësit të arkëtares Kaloçi të martën e kësaj jave në Tiranë.

Fotoja e publikuar, i ka dhene mundesine policise te kete te gatshem nje identikit per nje vrases jo me te gjate se 170 centimetra dhe jo me te madh ne moshe se 30 vjec, çfare e ngushton se tepermi rrezen e personave te dyshuar sidomos te atyre qe ndodhen ne dosjet policore si kontigjent i mundshem kriminal.

Fotoja u sigurua nga kamerat e subjeketeve tregtare qe ndodhen ne afersi te filialit te bankes ku ndodhi edhe ngjarja e rende. Gjithsesi mbetet vetem ne dyshime, pasi personi ne foto ishte i vetmi duke vrapuar pak pasi kishte ndodhur ngjarja ne kete zone. Shoqerimi dhe ndalimi i tij, do te kishte vlere te madhe per dyshimet e ngritura deri me tani nga policia. Fotoja eshte vene ne kerkim nga efektivat e policise kriminale, jo vetem ne kryeqytet.

Mbremjen e se merkures policia e kryeqytetit dha edhe deklaraten e pare publike ne lidhje me vrasjen, ku sipas saj arma e përdorur ne kete vrasje eshte e njejta me ate te perdorur ne vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani, e ndodhur ne tetor te vitit te kaluar.

“Në lidhje me tentativën për vjedhje me armë të filialit të ‘NBG Bank’ pranë sheshit “Shtraus”, ku mbeti i plagosur roja Skënder Elmazi, si dhe u plagos duke gjetur vdekjen në spital punonjësja Leonora Kaloçi, është një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Nga zhvillimi i deritanishëm i hetimeve, rezulton se nga ekzaminimi kriminalistik–balistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, arma e përdorur në ngjarjen e së martës është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 21 tetor 2011”, thuhet në njoftimin e policisë.

Numri i te shoqeruareve, pjese e kontigjentit kriminal ne kryeqytet i kaluar te 40 personat, por ende policia nuk ka ngritur ndonje dyshim konkret per ndonje prej tyre.

Top Channel