Socialistët kanë nisur të hënën garën për kreun e tyre në kryeqytet, ku përballë janë Sajmir Tahiri dhe Ilir Zela. Gara ka startuar me një takim me të zgjedhurit në njësinë 1, 2 dhe 3 të Tiranës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke përshëndetur të dy konkurrentët dhe duke ftuar të gjithë socialistët për një betejë dinjitoze.

Lideri i opozitës e ka cilësuar këtë konkurrim si një tregues të demokracisë së brendshme në selinë rozë.

Ndërkohë, kandidatët kanë paraqitur platformat e tyre duke parashtruar në detaje projektet për drejtimin e partisë në kryeqytet. Zgjedhjet në Tiranë do mbahen në datën 3 mars.

Top Channel