Banka, në shitje 14,3 miliardë lekë bono

27/02/2012 09:10

Banka e Shqipërisë pritet të organizojë të martën ankandin për shitjen e 11 miliardë lekëve bono thesari 12-mujore dhe 4.3 miliardë lekësh bono 3-mujore, një ankand me madhësi të konsiderueshme ky që do të testojë edhe një herë aftësinë e bankave për të kontrolluar interesat.

Në ankandin e fundit, interesat e bonove 12-mujore u rritën në 7.21 për qind, ku oreksi i bankave për të investuar te borxhi publik rezultoi i dobët.

Ecuria e interesave të bonove në ankandin e ardhshëm mund të shkaktojë edhe ndonjë reagim të detyruar të qeverisë përballë bankave. Ministria e Financave ka paralajmëruar se do të nisë një fushatë ndërgjegjësimi publik për t’i bindur shqiptarët të investojnë kursimet e tyre te borxhi publik, në rast se bankat refuzojnë të investojnë.

Siç raportoi e përditshmja “Shqip” ditën e hënë, disa banka kanë filluar të tërheqin investimet nga borxhi publik për të përmirësuar diversifikimin e rrezikut.

Top Channel