Abuzimet me paraplegjikët

22/02/2012 16:15

Ndryshimet në ligjin për përfitimet e të verbërve dhe paraplegjikëve po shkaktojnë debat të ashpër në komisionin parlamentar të çështjeve sociale.

Edhe pse skemat janë të fryra artificialisht dhe nuk ndëshkohet askush për abuzim, Ministria e Punës kërkon t’u reduktojë përfitimet kësaj kategorie.

“Nëse bëhen abuzime, ato i bën ministria. Më vjen keq që sot s’kam marrë me vete librezat, që janë gjysma pa firmosur. Gjithçka duhet të sanksionohet me ligj, pasi nëse bëhet me VKM, atëherë abuzohet”, deklaroi Mylbere Prizreni nga Shoqata e paraplegjikëve.

Në listat e përfituesve gjenden shumë erma të cilët nuk përfitojnë ligjërisht kompensim të energjisë elektrike, faturave telefonike dhe transportiti të cilat i janë bërë me dije anëtarëve të këtij komisioni.

“Ne të gjithë së bashku në Shqipëri mund të jemi 22 mijë apo 23 mijë vetë, ndërkohë që lista është shtuar në 120 mijë. Po kalohet në konceptin e një shume që do ta përcaktojë qeveria. Sa do më japë qeveria mua?”, u shpreh kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj.

Isntitucioni i Avokatit të Popullit, që po ndjek këtë çështje, konstaton nga ana tjetër se ndryshimet nuk justifikojnë prekjen e masës së përftimit.

Në seancën parlamentare ku u dëgjuan grupet e interesit, deputetë të Partisë Socialiste thanë se nuk do t’i votojnë këto projektligje.

Pak ditë më parë, personat me aftësi të kufizuara i bënë apel kryeministrit Berisha që të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes tyre dhe Ministrisë së Punës përsa i përket kompensimit të enrgjisë elktrike, tarnsportiti e të tjera përfitime për shkak të statusit të tyre.

Top Channel