Policia sekuestron 150 kg cannabis

12/02/2012 19:56

Policia e Tiranës nëpërmjet operacionit të koduar “Depërtimi” sekuestroi 150 kg cannabis sattiva si dhe arrestoi tre persona si posedues dhe shpërndarës së saj.

Ata janë Fiqiri Shkëlqim Kaso, 24 vjeç, Bledar Halit Danaj, 38 vjeç, punonjës policie në Drejtorinë e Gjirokastrës dhe Arti Luan Karoli, 31 vjeç, të tre nga qyteti jugor.

Zëdhënsja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini tha se lënda narkotike u kap teksa po transportohej nga Lazarati për në kryeqytet.  

Të arrestuarit u ndaluan në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës, në një parking pranë një Qëndre Tregëtare në Tiranë.

Top Channel