Dumre, duhani blihet me cmime të ulta

12/01/2012 00:00

Fermerët e zonës së Dumresë ankohen për uljen e ndjeshme të çmimit të duhanit, duke rrezikuar kështu falimentimin e tyre.

Sipas tyre firma kontraktuese, që merret me grumbullimin e duhanit ka abuzuar me fermerët, duke shkelur kontratën. Ata ankohen duke thënë se fillimisht një kilogram duhan e shisnin 300 deri në 400 lekë, ndërsa këtë vit firma grumbulluese, e vetmja në Shqipëri kërkon t’ua blejë tregtarëve me 230 lekë kg.

Fermerët pretendojnë se pjesë e abuzimeve janë edhe sekserët, të cilët në banesa e kërkojnë duhanin shumë herë më ulët se në magazinën e grumbullimit.

Zona e Dumresë është një ndër zonat më të mëdha në vend që merret me kultivimin e duhanit. Tregtarët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, që të liberalizojë tregun me shtimin e firmave grumbullese , duke rritur konkurencën në treg, në të kundërt ata rrezikojnë të failmentojnë.

Top Channel