Gjirokastër, shkarkohet drejtori i Rrugëve

11/01/2012 00:00

Ndërmarrja e Rrugëve Rurale në Gjirokastër është aktualisht jashtë
funksionit. Zyrat e Administratës së ndërmarrjes janë të mbyllura gjatë
orarit zyrtar ndërsa institucioni mbikëqyrës, Këshilli i Qarkut
Gjirokastër bën me dije se punëtorët nuk kanë qenë duke kryer detyrë
përgjatë ditëve me reshje dëborë, ne kohen kur situata ka qene
problematike.

Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Panajot Lula thotë se në këto kushte është bere shkarkimi i drejtorit të kësaj ndërmarrjeje dhe është emëruar provizor një drejtor tjetër deri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qarkut.

Ndërkaq vetë drejori i shkarkuar i Ndërmarrjes se Rrugëve Vait Tola e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij.

Edhe këshilltarët e djathtë të Këshillit të Qarkut kanë kundërshtuar kete vendim, ne një deklarate për mediat ata e e kanë quajtur vendimin e kreut të Qarkut të padrejtë dhe të jashtëligjshëm, kjo për shkak të mos konstituimit sipas tyre ende të Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Top Channel