Itali, aksidenti fatal në autostradë

25/12/2011 11:20

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Itali, në një autostradë pranë qytetit të Kozencës, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjeve dhe përfshiu tre makina. Të gjitha viktimat janë të rinj, nga mosha 16-22 vjeç.

Për shkak të shpejtësisë së lartë dhe shikueshmërisë së ulët, mjeti Volkswagen me të cilin po udhëtonin të rinjtë hyri në korsinë e gabuar dhe u përplas ballë për ballë me një Nissan Santa Fe.

Të pestë udhëtarët e Volksvagenit gjetën vdekjen në vend, ndërsa udhëtarët e mjetit tjetër dhe të një makine të tretë që u përfshi në aksident janë të plagosur.

Top Channel