Moti i keq, vonesa në ankorimin e trageteve

17/12/2011 00:00

Moti i keq ka shkaktuar probleme ne portin detar te Durresit duke sjelle pezullimin e plote te aktivitetit te tij.

Te vetmet qe kane mundur te lundrojne jane anijet e medha te transportit te pasagjereve dhe makinave, por edhe ato kane hasur ne veshtiresi dhe kane regjistruar vonesa mbi tre ore ne oraret e parashikuara te nisjes dhe mberritjes ne port.

Në Durrës fuqia e detit eshte luhatur nga 6-8 balle ne varesi te shpejtesise se eres qe,sipas kapitenerise se portit, mengjesin e se shtunes arriti ne 30 metra per sekonde. Dy nga kater tragetet e linjës Bari-Durrës qe duhej te mberrinin ne oren 8 te mengjesit, jane ne proces ankorimi.

Tragetet e tjera do te kene nje vonese dhe me te madhe ne mberritje, për shkak të detit të trazuar edhe ne basenin portual. Procesi i perpunimit te anijeve tregtare ne kalata, ashtu si dhe lundrimi i anijeve eshte pezulluar plotesisht. Autoritetet kane njoftuar qe nje dite me pare operatoret te marrin masat e sigurise deri ne qetesim te kushteve detare.

Probleme edhe në Vlorë

Era e fuqishme dhe deti i trazuar kane paralizuar punen edhe ne portin e Vlores. Qe prej dites se premte dhe ne vazhdim ererat e fuqishme kane sjelle dallge te medha te cilat kane shkaktuar jo pak probleme per mjetet detare. Trageti i linjes Vlore-Brindizi, i cili diten e shtune ka mberritur rreth ores 8.00, nuk po ankorohet ne kalaten e ketij porti.

Dhjetëra pasagjere te cilet jane nisur nga Itallia mbremjen e se premtes jane te detyruar te rrine ne traget, pasi era e fuqishme dhe deti me dallge nuk e kane lejuar tragetin te afrohet ne kalate. Eshte tentuar dy here nga marinaret e tragetit per t’u ankoruar, por pa rezultat, pasi dallget dhe era rrezikojne perplasjen e tragetit me kalaten e portit te Vlores.

Burime nga kapiteneria e portit bejne me dije se era ka nje shpejtesi 15-20 m/s  si dhe fuqia e detit arin deri ne 7 balle ne gjirin e Vlores. Moti i keq ka sjelle dhe shqetesime edhe per peshkarexhat, te cilat kane me shume se pese dite qe nuk kane dale ne det.

Top Channel