Vrau burrin, i mbajnë peng fëmijët

13/12/2011 00:00

Një grua, e dënuar me 6 vjet burg për vrasjen e burrit te saj, pas një
dhune sistematike disavjecare, denoncon vjehrrin, që sipas saj po i mban
peng fëmijët, të cileve ua ndalon takimin me nënën e tyre.

Në paraburgimin 313 ndodhet Xhevrie Lahi. Por megjithë dënimin që ka marrë nga gjykata, kjo grua po vuan edhe një dënim të dytë, atë të familjes që nuk lejon dhe nuk pranon t’i sjellë fëmijët.

Ka qene nje nga ato historite tipike te familjeve ne zonat rurale, ku gruaja i eshte nenshtruar me vetëdije per vite me radhe, dhunes dhe brutalitetit te burrit, pa mundur te denoncoje dhe as te divorcohet, derisa nje dite ka bere ate qe kane bere edhe shume gra te tjera ne Shqiperi. E ka vrare te shoqin gjate perleshjes fizike.Xhevrie Lahi, 37 vjec, tani vuan denimin me 6 vjet burg per vrasjen e te shoqit, Dritan Lahi.

“Isha gjithnjë e dhunuar. Cdo ditë bashkë me fëmijët e mi dhunoheshim nga bashkëshorti im. As fëmijët dhe as unë nuk e kishim zënë ndonjëherë në gojë divorcin, sepse shpresonim për ndonjë mrekulli”, thotë 37-vjecare.

Por drama e kesaj gruaje nuk merr fund ketu. Edhe pse u shpall fajtore per vrasjen e bashkeshortit, asaj i eshte mohuar ne menyre te dhunshme nga familja e burrit, takimi me femijet e saj, nje djale dhe nje vajze.

“Janë bërë 9 muaj që nuk kam asnjë kontakt me fëmijët e mi. As vjehrrit nuk pranojnë që të takohen fëmijët me mua dhe nuk kanë dhënë asnjë arsye. Zemra ime po digjet, sytë e mi po verbohen. Kërkoj që sa më shpejt t’i shoh fëmijët e mi”, thotë gruaja.

Shqetesimi i kesaj gruaje ne fakt eshte bere publik nga vete institucioni i paraburgimit 313, te cilet kane perdorur te gjitha menyrat qe Xhevrie Lahi, te takoje dy femijet e saj Redonin dhe Migerten, por pa rezultat.

“Kemi kontaktuar me Drejtorinë e Policisë së rrethit Dibër, të cilët na janë përgjigjur me një shkresë zyrtare. Na kanë dërguar dy numra kontakti, një të xhaxhait të fëmijëve dhe një të gjyshit të fëmijëve. Kemi marrë një informacion se fëmijët ishin mirë. E paraburgosura ka dashur që të flasë në telefon me fëmijët, por nuk është realizuar, sepse familjarët nuk kanë pranuar”, sqaron punonjësja sociale Elca Trifoni.
 

Top Channel