Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.

Në përfundim të numërimit pesë më të votuarit ishin Gramoz Ruci, i cili u rikonfirmua në postin e kryetarit të asamblesë kombëtare, Erion Brace, Mimi Kodheli, Ben Blushi, Besnik Bare dhe Ditmir Bushati.

I gjithë procesi që nga votimi e deri tek numërimi është zhvilluar me dyer të hapura dhe prezëncën e medias.

Edi Rama në përfundim të mbledhjes së asamblesë kombëtare tha se u zhvillua një proces i sukseshëm duke vendosur një gur kilometrik drejt fitores së ardhëshme të PS.

“Ishte një process absolutisht transparent, model për një parti politike shiptare. Jam shumë i kënaqur nga zgjedhja e bërë nga asambleja e re kombëtare, jam i kënaqur nga fakti që kryesia e re e PS është mishërim i bindjes se së bashku ne mund  t’i kthejmë të gjitha energjitë dhe të gjitha axhendat individuale në një energji të përbashkët dhe një axhendë të madhe kombëtare të PS”,  tha Rama.

Krahas kryesisë së re të Partisë Socilialiste antarët e asamblesë votuan edhe për sekretarët e rinj.

Edi Rama gjatë fjalës në asamble disa herë ka përmendur fjalën organizim, duke theksuar rolin e rëndësishëm të cdonjërit prej antarëve të asamblesë kombëtare në këtë process, ndoshta edhe për të ngushëlluar të gjithë ata socialistë që pavarësisht kontributit , ai i la jashtë strukturave të larta drejtuese.

Kreu opozitës Edi Rama propozoi edhe emrat për  këshillin politik të partisë që do të ketë rol këshillimor për PS.

Nga Përbërja e re e kryesisë së PS shihen qartë përpjekjet e kryetarit Rama për mos të prishur qejf me asnjë prej grupimeve brenda partisë, cka me sa duket janë kriteret kryesore të përzgjedhjes që ia kanë kaluar ndoshta edhe atij të meritorkracisë.

Pasqyrë më e qartë është edhe kryesia e votuar, që fare mirë mund të quhet edhe si kryesia e kompromiseve.

Nga Lëvizja për Mendim Ndryshe ka mbetur jashtë strukturave të PS vetëm deputeti Kastriot Islami i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë.

Top Channel