Vlorë, kamioni përplaset me një banesë

02/12/2011 00:00

Një trailer është përplasur me murin e një shtëpie dhe një automjet
benz. Kamioni  me targa VL 3008C ka kapërcyer një nga korsitë e rrugës
transballkanike, duke përplasur kabinën në murin e një banese, si dhe
dëmtuar tërësisht mjetin benz që ndodhej parkuar ngjitur me të.

Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë pranë zonës ku ndodhi aksidenti pohojnë se kanë parë trailerin të ecte me shpejtësi, e më pas të devijonte duke hyrë në korsinë tjetër te rruges e duke u perplasur me pas me murin e banesës dhe makinen e parkuar pranë saj. Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti policia po punon per zbardhjen e tyre.

Top Channel