" /> ">

Në ndihmë të jetimëve

19/11/2011 00:00

Diplomatë dhe nëpunës të ambasadave e institucioneve ndërkombëtare të
akredituar në Tiranë e kanë shfrytëzuar paraditen e së shtunës dhe motin
me diell për të vrapuar. Nuk ishte një vrapim rutinë, por i ideuar për
bamirësi me moton “Të vrapojmë për fëmijët”.

“Jam këtu për të vrapuar, me qëllimin e mirë për t’i ardhur në ndihmë jetimoreve në Shqipëri. Punoj për ambasadën holandeze dhe ne jemi një prej sponsorëve të këtij aktiviteti”, tha Annette Kuijisten, punonjëse në ambasadën holandeze.

Ndërsa David Stallings, punonjës në ambasadën amerikane shprehet: “Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të mbledhim para për fëmijët dhe jetimoret. Besoj se ndihma jonë do të ndryshojë sadopak jetën e tyre. Për mua është hera e parë që marr pjesë në këtë aktvitet”.

Charles Linderman, i cili prej vitit 2003 ka krijuar dhe drejton “Shtepine e Shpreses”, qender rezidenciale per femijet e braktisur ose pa prinder, ne Shen Avlash ne Durres, është organizuesi këtij aktiviteti

“Ajo që ne duhet të bëjmë është të tregojmë më shumë interes për fëmijët dhe jetimoret në Shqipëri”, tha Linderman.

Pas 15 minutash vrapim një djalë ishte i pari që mbërriti në finishin e këtij vrapimi bamirësie një mënyrë e njohur në perëndim për të mbledhur fonde që shkojnë për bamirësi. Shume biznese vendase mbeshtet kete aktivitet dhe donacionet e tyre shkuan ne sherbim te shtepive te femijes ne qytete te ndryshme te vendit.

 

Top Channel