Beteja për modelin e ri ekonomik

02/11/2011 00:00

Qeveria miratoi kuadrin makro-ekonomik dhe financiar, si dhe projektin
buxhetor për vitin 2012-2014, që sipas kryeministrit Sali Berisha vendos
bazat financiare, për nisjen e mandatit të tretë qeverisës.

Kryeministri nuk dha shume detaje per keto dokumente, por e sigurt eshte se ato kane ne themel te tyre taksen e sheshte. Takse, e cila ne draftprogramin e Partise Socialiste, te shpallur nga kreu i opozites, Edi Rama, do te zhbehet dhe te zevendesohet me taksen progresive. Per kryeministrin Sali Berisha ky projekt eshte i papranueshem dhe i demshem per ekonomine e vendit. Sipas tij eshte suksesi i takses se sheshte prej 10%, e vendosur ne 2005-en nga Partia Demokratike, e ndjekur me politiken per nxitjen e lirise ekonomike, si dhe investimeve vendase dhe te huaja, ajo qe ka shpetuar ekonomine shqiptare nga kriza e rende e po perballet sot Europa. Taksa e sheshte prej 10%, sipas kryeministri Berisha eshte nje nga faktoret kryesore qe eksportet vetem ne 9 mujorin e ketij viti te jene 320 milione dollare me shume sesa viti i kaluar, i cili llogaritet si viti me i mire i eksporteve.

Por, gjithashtu, sipas kryeministrit kjo takse dhe klima favorizuese per biznesin ka bere qe Shqiperia te kete investimet e huaja me te medha ne rajon dhe ndertim konstant te infrastruktures se vendit, te cilen kryeministri e cileson si arterie ku qarkullon energjia e tregut.

“Në këtë faktor qëndron një nga arsyet madhore pse ekonomia e një vendi të vogël, pse monedha e një vendi të vogël, siç është leku, po tregohet lek i vërtetë, po dyfishohet gjithnjë e më shumë respekti e besimi për të, sikundër edhe besimi tek Shqipëria. Investime janë para së gjithash e mbi të gjitha, banka besimi. Ata, të cilët depozitojnë e vendosim projektet e tyre në Shqipëri, dëshmojnë një besim të madh tek ky vend”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi si marksiste teorine e socialisteve per te rikthyer taksen progresive, pasi sipas tij ajo rrenon te pasurit, qe jane lokomotiva e zhvillimit te nje vendi. Por kryeministri nuk kundershtoi vetem idene e zotit Rama per take progresive, por edhe disa pika te tjera te programit te tij.

“Ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar e luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do të begatojnë vendin duke bllokuar privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik-privat nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk kthehet kurrë më në këtë vend. Sistemi marksist fiskal nuk ka e nuk mund të ketë të ardhme”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha siguroi sipermarresit shqiptare dhe te huaj se taksa progresive, e propozuar nga zoti Rama, jo vetem nuk do te mund te rikthehet, por qeveria do te vazhdoje te ndermarre reformat e duhura per te perballuar krizen eurooiane te borxheve, duke garantuar sa me shume nxitjen e biznesit dhe konsolidimit te tyre, si rruga me e mire e prosperitetit te nje vendi.

“Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se do të mbetet brenda selisë së tyre, se Marksi nuk do të mund të shëtisë më, në rrugët e qytetet e Shqipërisë. Jo! Shqiptarët e kanë provuar më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se gjithë të tjerët. Të dalësh sot me taksën progresive, në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë më thoni se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste, përveçse rrënimit”, tha Berisha.

Reagon Rama në Twitter

Përmes një reagimi në Tëitter, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka lene te kuptohet se PS-ja do te zbatoje nje program te ngjashem me ate te vendeve me te zhvilluara te botes.

Zoti Rama thote ne Tëitter se Partia Socialiste, eshte me marksistet Merkel, Obama e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. “Kurse,- sipas tij,- kryeministri Berisha eshte me cunat e bllokut te vet”. 

Top Channel