Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

30/10/2011 13:50

Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë notën zyrtare të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u shndërruar kështu në shtetin e 84 që vendos marrëdhënie diplomatike me Prishtinën zyrtare.

Vendimi për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zëvendëskryeministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacollit, më 20 shtator në Nju Jork, gjatë një takimi me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit.

Megjithatë, nota e njohjes u publikua në fletoren zyrtare të shtetit afrikan vetëm ditën e sotme. Sipas Zotit Pacolli, vendimin e marrë nga Bregu i Fildishtë do ta pasojnë së shpejti edhe disa shtete të tjera afrikane.

Top Channel