Gjatë pretencës së saj, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për pesë nga të pandehurit e bandës së Durrësit, mes të cilëve edhe të penduarin Adriatik Coli.
Kërkesa më e ulët që bëri përpara gjykatës prokuroria, ishte 20 vjet burg për dy nga të pandehurit që ndihmuan në tentativën për vrasjen e Lulzim Berishës gjatë vitit 2005.
Emri i parë i listës së të pandehurve, Lulzim Berisha akuzohet për të paktën pesë vrasje dhe krijim bande të armatosur dhe në bashkimin e dënimeve për të u kërkua dënimi kapital.
E njëjta pretencë për Plaurtent Dervishajn, kunatin e tij, si edhe për Indrit Taullain e Indrit Doklen.
I vemti që i shpëton dënimit me burgim të përjetshëm është i penduari Coli, i cili përfiton në bazë të nenit për bashkëpunëtorët e drejtësisë një të tretën e dënimit dhe për të kërkohet 10 vjet burg.
Gjithashtu, prokruroria kërkoi 25 vjet burg për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvis Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin e Spartak Kalthin, që të gjithë të akuzuar si anëtarë të bandave respektive të Lulzim Berishës e Indrit Dokles.
Masë më e lehtë u kërkua për dy kosovarët që nuk janë arrestuar ndonjëherë. Osman Korpuzi dhe Ahmet Ajeti, dy personat që morrën përsipër vrasjen e Lul Berishës, por që nuk e realizuan dot.
Pretenca e prokurorit, voluminoze prej 286 faqesh, zgjati në leximin e saj më tepër se gjashtë orë.
Avokatët kërkuan më tepër se një muaj kohë për të bërë mbrojtjen e tyre, por kryetari i trupit gjykues u shpreh se për shkak se procesi ka një kohë të gjatë që ka nisur, mbrojtja ka kohë deri te hënën e ardhshme.
Top Channel