Shalë, digjet godina e komunës, në pranga autori

13/09/2011 10:00

Policia arreston autori i djegies së godinës se komunës Shalë dhe njofton se në pranga ka përfunduar 45-vjecari Frrok Toma.

Sipas njoftimit të policisë, Toma roje e godinës, akuzohet per shkaterrim prone me zjarr.

Mëngjesin e së hënës policia e Shkodrës njoftoi se është djegur tërësisht godina e komunës Shalë. Ngjarja sipas policise eshte e qellimshme dhe mendohet se ka lidhje me procesin e stergjatur zgjedhor ne kete komune ne zonen me malore te Shkodres.

Zgjedhjet ne komune deshtuan dy here rresht te mbaheshin dhe heret e trete u fituan me nje diference shume te ngushte nga kandidati socialist.

Pala e humbur u ankua ne KQZ dhe me pas ne Kolegjin Zgjedhor, por ankesa e tyre u rrezua. Ndersa pritej shpallja e vendimit perfundimtar dhe marrja e detyres nga kryekomunari ri, godina e komunes u dogj. Po hetohet per dokumentat qe mund te jene demtuar per shkak te flakeve.

Top Channel