Londër, arrestohet një nga vajzat e Olimpiadës

12/08/2011 16:45

Një vajzë adoleshente, e cila është një nga ambasadoret e Lojërave Olimpike “Londër 2012”, është arrestuar gjatë trazirave në kryeqytetin anglez pasi ka shkatërruar një makinë policie.

18-vjeçarja Chelsea Ives u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi prindërit e saj e panë në televizor teksa godiste makinën gjatë trazirave në Einham dhe lajmëruan menjëherë policinë.

“Bëra gjënë e duhur. E dua vajzën time, por ajo duhet të mësojë të dallojë të mirën nga e keqja”, theksoi nëna e Chelsea.

18-vjeçarja është një këngëtare dhe atlete e talentuar. Ajo ishte përzgjedhur si ambasadore për Olimpiadën e Londrës, me fjalë të tjera duhet të përfaqësonte me dinjitet kryeqytetin dhe të mirëpriste vizitorët.

Me sa duket, Chelsea nuk e kishte të qartë kuptimin e fjalës ambasador.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel