Sergio Ramos: Kupa u hodh vetë kur pa tifozët

21/04/2011 15:40

Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madrid të cilit i ra Kupa e Mbretit nga duart dhe përfundoi poshtë autobusit gjatë festimeve në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin spajnoll, bëri shaka me këtë incident në Twitter.

Ramos shkroi: “Ka një keqkuptim të madh me punën e Kupës. Nuk më ra mua nga duart, por u hodh vetë kur pa aq shumë tifozë madrilenë në Cibeles.”

Gjithsesi, i ra nga duart apo “u hodh vetë”, Kupa e Mbretit doli nga rrotat e autobusit pothuajse e shkatërruar.

Top Channel