Demonstruesit para Kryeministrisë: “Ik”

21/01/2011 14:20

Nuk është dashur shumë dhe një pjesë e mirë e demonstruesve kanë mbërritur tashmë para selisë së Kryeministrisë.

Përvec pankartave që mbajnë kundër saj dhe flamujt kuqezi, ata bërtasin edhe me parrullat: “Berisha ik”.

Pritet që numri i demonstruesve të rritet pas pak castesh, kur të kenë mbërritur edhe qytetarë nga zona të tjera të kryeqytetit.

Selia e Kryeministrisë ndërkohë, është e rrethuar nga një tre kordone policie të vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e gardës, të cilët e kanë rrethuar atë me tela me gjemba.

Ndërsa gjatë kalimit pranë ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, manifestuesit kanë hedhur këpucë dhe vezë ndaj saj. 

Top Channel