DigitAlb, rikthehen kanalet e Big Brother

22/12/2010 19:55

Platforma dixhitale tokësore e satelitore, DigitAlb njofton të gjithë abonentët se ka nisur transmetimin e dy kanaleve “Big Brother”.

Big Brother Albania 4, prej 25 Dhjetorit në ekranet tuaja, me 2 regji të ndryshme, 2 kanale të dedikuar, 24 orë live!

Për të listuar kanalet Big Brother 1 & 2, abonentët me dekoder tokësor duhet të bëjnë kërkim automatik të kanaleve, abonentët me dekoder të thjeshtë satelitor duhet ta fikin dhe rindezin dekoderin pas afro 5 minutash, ndërsa abonentët me dekoder HD do të mund t’i marrin ato automatikisht.

Kanalet Big Brother mund të shihen vetëm nëpërmjet abonimit të posaçëm GOLD dhe do të kushtojnë 1.000 Lekë për 3 muaj që do të zgjasë spektakli.

Të gjithë ata që kanë ose bëjnë abonim Premium, kanalet Big Brother do t’i shohin falas! Big Brother Albania 4, 24 orë Live, vetëm në DigitAlb!

Top Channel