Vritet nga gjahtarët “Perandori”

25/10/2010 18:20

E quanin “Perandori i Exmoor” dhe ishte dreri i kuq më i madh në Britaninë e Madhe. Madje ishte kafsha më e madhe e egër që jetonte në ishujt britanikë.

Megjithatë kafsha është vrarë me armë zjarri, jo shumë larg një rruge me trafik, në Barnstaple, pranë parkut kombëtar të Exmoor.

Vrasja mendohet të jetë bërë nga një gjahtar në kërkim të trofeve.

Ngjarja është ndër më të lexuarat në mediat online në Britani ku është hapur një debat që po zgjerohet edhe në televizionet kryesore të vendit.

Top Channel