Durrës, 18-vjeçares i presin kokën

11/10/2010 00:00

Një krim makaber ka tronditur fshatin Vëllazerim të komunes Xhafzotaj në
Durrës. Trupi i viktimes se identifikuar si Aishe Vata, 18 vjece,
banore e ketij fshati, eshte gjetur nga i zoti i tokes ne nje are misri,
afro 200 metra larg viles trekateshe ku banon familja Vata.

Trupi eshte pa koke dhe megjithe kerkimet ne zonen perreth nuk eshte gjetur ende kjo pjese e prere e trupit. Ne trupin e vajzes deshmohet se nuk ka shenja te tjera dhune.

Viktima e cila kishte mbaruar shkollen e mesme te Medresese ne Durres u gjet vetem me robdeshamber dhe pjeserisht e veshur me te brendshme.

Nuk dihet se ne ç’rrethana ajo ka dale jashte shtepise naten e kaluar, nderkohe qe shume familjare dhe te njohur te saj jane shoqeruar ne polici per t’u pyetur mbi ngjarjen qe ka shokuar opinionin publik te zones dhe me gjere.

Policia deklaron se po punohet në të gjitha pistat, ndërkohë që dyshimet më të forta janë mbi një krim të shkaktuar nga zbulimi i një lidhjeje të fshehtë dashurie të vajzës, e cila kishte dhe 5 motra e një vëlla.

Top Channel