Roma e Berlini përshëndesin rezolutën

10/09/2010 15:00

Gjermania, përmes ministrit të saj të Jashtëm, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe BE-së për Kosovën është një sinjal i qartë se Serbia po angazhohet për bashkëpunim dhe për rrugën evropiane”, ka deklaruar Guido Westerwelle.

Ai ka nënvizuar se bisedimet e planifikuara mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojnë me frymë pozitive dhe konstruktive.

Edhe Italia ka dhënë vlerësimin e saj për miratimin e rezolutës, duke u shprehur se, tani BE duhet të japë sinjalet e integrimit.

“Miratimi i rezolutës është një hap i rëndësishëm politik që vërteton rolin primar të Evropës në stabilizimin e Ballkanit”, ka deklaruar Roma zyrtare.

Top Channel