Rezoluta, Berlini përshëndet tërheqjen e Serbisë
09/09/2010 15:30
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka përshëndetur vendimin e Serbisë për të ndryshuar përmbajtjen e projekt/rezolutës për Kosovën.
“Ky është një sinjal i qartë se Serbia e shikon të ardhmen në BE. hapi i ndërmarrë nga presidenti Tadic ishte i rëndësishëm dhe përbën një sukses të politikës së jashtme evropiane”, ka deklaruar Westerwelle.
Shefi i diplomacisë gjermane u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të fillojnë bisedimet me shpejtësi dhe të arrijnë rezultate konkrete në cështjet që prekin qytetarët e dy vendeve.
Top Channel