Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Lulzim Zeneli nëpërmjet një konference për media, vlerësoi se qeverisja e Kosovës ka arritur që fatin dhe perspektiven e Kosovës ta vendosë në pikëpyetje.

LDD, sipas Telegraf, vlerëson se zhvillimet politike në vend janë tejet shqetësuese. Joserioziteti dhe papërgjegjësia e skajshme ndaj kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit, kanë bërë që qeverisja aktuale fatin dhe perspektiven e Kosovës ta vendosin në pikëpyetje.

Sipas Zenelit, qeverisja PDK-LDK, Kosovën po e zhyt në krizë të thellë.

Top Channel