Ashton e Fule: Në Sarajevë, të jenë Kosova e Serbia

28/04/2010 13:35

Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se nuk do të jenë prezentë në samitin e paralajmëruar të Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë edhe Serbia e Kosova.

Catherine Ashton, komisare Evropiane për Politikë të Jashtme dhe Stefan Fule, komisar për Zgjerim, i kanë bërë të ditur shefit të diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos, se nuk do të marrin pjesë në konferencën BE-Ballkani Perëndimor, më 2 qershor në Sarajevë, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve.

Top Channel