Qindra mijëra persona në Poloni pritet të marrin pjesë në një ceremonial përkujtimor për 96 viktimat e aksidentit ajror të një jave më parë.
Presidenti polak Lech Kaczynski dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë krerët e forcave të armatosura, ishin mes viktimave.
Këmbanat e kishave ranë sot në të njëjtën orë kur avioni u rrëzua në perëndim të Rusisë.
Ndërkohë, në orën 08 e 56 minuta, në Varshavë, makinat ndaluan dhe kalimtarët qëndruan për një moment për të përkujtuar ata që humbën jetën në atë që cilësohet si tragjedia më e madhe e Polonisë.
Druhet se reja e hirit që ka bllokuar aeroportet në mbarë Evropën mund të pengojë pjesëmarrjen e krerëve të shteteve në varrimin e presidentit Kaczysnki, që do të zhvillohet nesër.
Top Channel