Presidenti slloven Danilo Turk i ka bërë thirrje homologut grek dhe atij maqedonas që të takohen për të diskutuar mbi cështjen e emrit.

“Pas takimit të kryeministrave Gruevski dhe Papandreu bisedimet direkte për zgjidhjen e cështjes së emrit duhet të ngrihen në një shkallë më të lartë. Radhën tani e kanë presidentët Ivanov dhe Papoulias”, ka deklaruar Turk.

Më tej ai ka mbështetur deklaratën e komisionerit Fule, se për kontestin e emrit nuk është i nevojshëm angazhimi i një palë tjetër, sic mund të jetë BE-ja.

“Shtimi i një kanali tjetër ndërmjetësimi përvec atij që ekziston nuk ndihmon. Nuk ka nevojë për ndërmjetës të tjerë përvec Metju Nimic”, ka shtuar Turk

Top Channel