Ajo cka ka marre kryeministri grek Jorgos Papandreu ne takimin e tij me kancelaren gjermane Angela Merkel dje ne Berlin ka qene perkrahja politike, premtimi per nje lufte te perbashket ndaj spekulanteve ne tregjet financiare, bashkepunim ne fusha te ndryshme, por praktikisht, asnje cent ne ndihme ekonomike, ashtu si edhe kishte deklaruar ministri i Ekonomise gjermane disa ore para takimit.(UPDATE)

“As ne nuk duam asnje cent ndihme”, – eshte pergjigjur edhe udheheqesi grek, por te gjithe e dine se Athina eshte ne nje pozicion teper te veshtire duke kerkuar nje ndihme financiare pas masave teper te rrepta antikrize,te cilat do te jene krejt te pavlefshme nese Greqia nuk siguron nje pakete te madhe financiare  ne forme kredie ne menyre qe te rifilloje zhvillimi i ekonomise tashme te tkurrur.

E ndersa shtypi gjerman eshte shprehur pozitivisht per masat qe ka marre Greqia, te perditshmet greke kane satirizuar ndihmen gjermane.

“Aleance dhe urime nga Merkel”, eshte titulli i gazetes “Ta Nea”,ndersa proqeveritarja “To Ethnos” shkruan se “Na ngopi fjala e saj”. Ajo cka karakterizon sot me teper shtypin jane sondazhet ne te cilat shprehet pakenaqesia e opinionit publik, per masat e qeverise Papandreu.

Sipas se perditshmes Eleftherotipia, 9 nder 10 nenpunes shteterore nuk jane dakord me reduktimet e rrogave dhe te bonuseve. Ndersa tek sondazhi i gazetes ‘Kathimerini’ per televizionin Sky, 62% e te pyeturve cileson te mundeshem shperthimin e trazirave sociale ne vend ne muajt e ardhshem.

Faqet e mediave te shtypit si dhe edicionet televizive te lajmeve nuk kane rreshtur se transmetuari pamjet nga protestat e dhunshme te qytetareve greke ne rruget e Athines,Selanikut, por edhe te qyteteve te vogla te vendit.

Stacioni tjeter i z.Papandreu eshte te dielen Parisi, nga i cili vijne sinjale me te ngrohta,pas deklaratave te oreve te fundit te Nikola Sarkozi, se Europa nuk mund te lejoje nje vend si Greqia,anetare e Eurozones te falimentoje,perndryshe cfare kuptimi ka krijimi i kesaj zone. Ndersa te marten kryeministri grek viziton Uashingtonin.

Top Channel